Sali Berisha ka lënë të kuptohet se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri Bajram Begaj. Ai e konsideron atë një socialist dhe mik të ngushtë të Edi Ramës.
Berisha i qëndron opinionit të tij, se Begaj është zgjedhur me mandate të plaçkitura të Edi Ramës, duke theksuar se zgjedhja e tij është konsideruar si një akt i vendosjes së monizmit.
“Presidenti është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të e një prej eksponentëve më të zinj të politikes, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Në historinë e Evropës, rasti që Shef Shtabi të bëhet mjeku nuk ka. Presidenti një socialist, është mik i ngushtë, i thekur për fat të keq i dy prej figurave më të zeza të politikë shqiptare, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.
Ne e konsideruam atë zgjedhje si aktin e vendosjes së monizmit të plotë dhe ne nuk pajtohemi kurrë me këtë.
U zgjodh me mandate të plaçkitura nga Edi Rama. Bamir Topi u zgjodh nga një mazhoracë që ishte opozitë. Pra nuk mund të bëjmë krahasime.
Ne kemi shprehur qëndrimin tonë në momentin e zgjedhjes. Që nga ai moment nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit”, tha Berisha në Opinion.