Pa nisur mirë fushata, Nismës Thurje i largohet një kandidat për deputet. Bëhet fjalë për Selim Lelën, i cili garonte në 25 prill në qarkun e Dibrës. Ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo kandidaturë me argumentin se ka pasur presione të vazhdueshme, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është letra e tij ku njoftonte për vendimin. Kjo dorëheqje është bërë me shkrim dorë, në të cilën evidentohen shumë gabime drejtshkrimore.
“Deklaroj që unë Selim Naim Lela, datëlindja 04.09.1995, japë dorëheqe si deputet i qarkut Dibër me Nismën Thurje, për arsye personale, presjon pas presjoni të vazhdueshëm”, ka shkruan ai.
Një gjë e tillë ka sjellë edhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët kritikojnë Nismën Thurje.
“Po talleni apo çfarë, s’ka mundësi ta ketë shkruar dikush që do të përfaqësoj popullin”, shkruan një komentues.
“Seriozisht e keni që kandidati për deputet s’di të shkruaj?! Ore në çfarë planeti jetojme se ca nuk po lexojmë e çka nuk po shohim. Po pse mo aq poshtë kemi rënë që të na përfaqësojnë njerëz që s’di as shkrim as lexim?! Ju kishit alternativa më të mira gjoja, këto janë alternativat? Pastaj thoni kërcënim, dini me lexu të paktën?! Dhe mbani cik frena kur shpreheni, kur u zgjodh deputet ky mo ?! Jap dorëheqje nga deputet thotë. Pfffff”, shkruan një tjetër.