Samsung publikoi dje smartfonin e tij me gamë të lartë “Galaxy Note 8”, në sajë të të cilit ai shpreson të harrojë dështimet e pësuara me Note 7, bateritë e të cilit shpërthenin dhe për t’u përballur me Apple që do të publikojë në te ardhmen “iPhone 8”.
“Sigurisht asnjë prej nesh nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi vitin e kaluar. E di që nuk do ta harroj kurrë. Dhe nuk do të harroj kurrë se si miliona besnikë të “Note” qëndruan me ne. Atëherë më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë”, deklaroi DJ Koh, kreu i divizionit celular të firmës.
Tërheqja planetare e “Note 7” kushtoi miliarda dollarë nga përfitimet e humbura për Samsung dhe uli besueshmërinë për gjigantin koreano-jugor, detyruar të kërkojë falje dhe të shtyjë publikimin e S8.
“Note 8” publikuar dje përmban disa përmirësime në raport me telefonat e mëparshëm, veçanërisht një ekran të madh, dy aparate fotosh në pjesën e prapme dhe një version më të fuqishëm të sitilit S.