Data 8 nëntor është afati i fundit i caktuar në udhëzimin e PD- së për kandidimin apo vetëkandidimin për primaret që i paraprijnë garës për zgjedhjet e 14 majit në 61 bashkitë e vendit.
Ndërsa vëmendja është perqendruar në Bashkinë e Tiranës, procesi po vijon në të gjitha degët e PD- së. Pavarësisht se larg interesit të mediave, edhe në Shkodër kanë nisur kandidimet dhe vetëkandidimet për primaret.
Fillimisht, kandidatët që duan të jenë pjesë e primareve, kanë shprehur interesin e tyre duke dërguar emrat në kryesinë qendrore. Paralelisht, është plotësuar edhe formulari tip, edhe ai duke u depozituar në qendër.
KLIKONI KËTË LINK PËR TU NJOHUR ME RREGULLOREN E AFATET E PRIMAREVE TË PD- SË
Për plotësimin e formularëve, me gjasë, afati 8 nëntor 2022 do të shtyhet, për ti lënë më shumë kohë procesit. Pak a shumë, ashtu siç ndodhi me primaret për Bashkinë e Tiranës.
ShkodraWeb ka mësuar deri tani dy emra që kanë zyrtarizuar dëshirën të jenë pjesë e primareve. I pari është kryebashkiaku aktual Bardh Spahia, i dili është edhe drejtues politik i PD- së për qarkun Shkodër si dhe Ervin Gjini, antar i kryesisë së PD- së Shkodër dhe kryetar i Grupseksionit 3/2 dhe kryetar i shoqatës “13 dhjetor 1990”. Në fakt, janë edhe disa emra të tjerë që pritet të kandidojnë, por vetëm këta dy emra janë konfirmuar tani për tani.