Tymi ka mbuluar Shkodrën gjatë ditës së sotme, grumbuj mbeturinash të cilat digjen pa shetësimin e askuj në zonën e By Pass-it me qëllim nxjerrjen e skrapit kanë qenë panorama që I është ofruar qytetit.
Kanë qenë të shpeshta denoncimet për një fenomen të till që ndodh në këtë zonë por deri tani askush nuk e merr mundimin që të ndërhyjë për të ndaluar katrahuren që ndodh. Hedhja e inerteve dhe e mbetjeve urbane në këtë zonë kanë bërë që ato të vazhdojnë djegien duke shkaktur kështu problem të mëdha ekologjike. E në fakt ajo që bie në sy është se në njërën anë po punohet për ndërtimin e ByPass-it në anën tjetër mbeturinat digjen, duke krijuar një vend depozitim të ri mbeturinash në Shkodër. /rozafa.tv/