Vllaznia duket se po shkon drejt privatizimit, dhe është vetë Bashkia e Shkodrës ajo që po ndërrmerr hapat që duhet për të vlerësuar, e më pas për të kryer procesin e privatizimit të klubit. Në një intervistë për “Rozafa TV”, është nënkryetarja e Bashkisë, Emilia Koliqi, që zbulon se dy subjekte janë të gatshme për të marrë drejtimin e kuqebluve.
“Deri në fund të muajit, nëse gjithçka shkon mirë, do të bëhet vlerësimi i aseteve të klubit dhe do të paraqitet propozimi në Këshillin Bashkiak për shitjen e aksioneve. Më pas, do të shpallet edhe ankandi dhe lidhja e kontratës. Mendojmë se deri në fund të prillit, të mbyllet edhe kjo procedurë. Për momentin, janë dy operatorë ekonomikë që kanë shfaqur interes. Jemi në fazën e vlerësimit të ofertave dhe emrat nuk mund të bëhen publike” – deklaroi nënkryetarja Koliqi.