Rrjeti social me më shumë përdorues është sulmuar nga hakerat. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kompania zbuloi shkeljen më herët gjatë kësaj jave duke paralajmëruar autoritetet. Raportohet se sulmuesit kishin shfrytëzuar një funksion në kodin e Facebook që u lejonte atyre të merrnin në përdorim llogaritë e përdoruesve. Facebook zgjodhi problemin dhe e raportoi tek zyrtarët e zbatimit të ligjit. Më shumë se 90 milionë përdorues u detyruan të dilnin nga llogaritë e tyre të premten në mëngjes, një masë e zakonshme e sigurisë kjo për llogaritë e hakuara.
“New York Times”, që raportoi për lajmin më herët, flet për rreth 50 milionë përdorues të prekur drejtpërdrejt dhe rreth 90 milionë të cilët janë detyruar të shkëputen dhe të lidhen si një masë paraprake.
“Ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe nëse nuk kemi sukses, ne nuk e meritojmë besimin tuaj”, do të deklaromte Mark Zuckerberg pas skandalit të Cambridge Analytica.