Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Boks-Postribë, Shkodër.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Hot i Ri”, Shkodër, duke transportuar me një automjet tip “Mercedez Benz”, 10 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve, bashkë me automjetin, u sekusestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.