Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale sot edhe një herë mesazhin e tij se tashmë ka nisur një proces për rikthimin e sistemit të llogaridhënies, po ashtu edhe të votës së lirë.
Kreu i shtetit, thotë se ky proces nuk do të ndalet më.
“Rikthimi i sistemit të llogaridhënies dhe i votës së lirë në të gjitha nivelet, është një proces që ka filluar dhe nuk do të ndalet më!”.
Kujtojmë që përfaqësuesit ligjore të kreut të shtetit u përballën të martën në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të marrë vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta.
Gjykata Kushtetuese nisi të martën, (01.02) procesin e gjykimit të vendimit të Parlamentit me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës.
Seanca që zgjati 9 orë do të rifillojë të e enjten (03.02). Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti.