Prof. Dr. Tonin Gjuraj është tashmë rektori i ri i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai mundi me 3 vota Rajmonda Këçirën, rektore aktuale e komanduar në votimin e rëndësishëm brenda trupës pedagogjike me 195 votues: 93 me 90, në një garë të pabarabartë siç është shprehur Gjuraj për mediat disa herë.
Numërimi i votave të studentëve është drejt fundit,me kandidatët “kokë më kokë” por sipas përllogaritjeve ky komponent nuk mund të ndryshojë fituesin e garës për rektor në këtë IAL të Veriut të vendit. Pritet vetëm zyrtarizimi i rezultatit nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, teksa rezultatet tashmë janë publike dhe të pranuara nga rivalët në garë të Gjurajt.
Pas zyrtarizimit të rezultatit nga KIZ, presidenti Bajram Begaj do të dekretojë rektorët e rinj, mes të cilëve edhe atë të Shkodrës Prof. Dr. Tonin Gjuraj. Mandati i tij do të jetë 4- vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
ShkodraWeb i uron punë të mbarë rektorit të ri të universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj!