Besnik Ali Zykaj, ish- komandanti i Postës Kufitare në Velipojë në vitin 1990, u kap nga policia italiane me 16 shkurt 2012. Fakti konfirmohet nga mediat italiane, raportimi i të cilave jep mjaft detaje për jetën e Zykaj në Itali. Po kështu, në median italiane, flitet edhe për ekstradim të Zykaj në drejtim të Shqipërisë. Sipas arkivave të kohës, Zykaj kishte hyrë në Itali me identitet fals, kishte marrë një leje qendrimi të rregullt, kishte gjetur punë dhe vizitonte shpesh të afërmit në periferinë e Firences. Më poshtë, raportimi i plotë i mediave italiane për ngjarjen e arrestimit të Besnik Zykaj në Itali.
“I kërkuar për ekstradim në Shqipëri, ku mbi të ka një dënim me burgim të përjetshëm, 49- vjeçari shqiptar Besnik Zykaj është kapur mëngjesin e kaluar nga njerëzit e e skuadrës lëvizëse të Policisë së Shtetit. Ish- komandant kufiri, është dënuar në 1996- ën në Shqipëri për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në një postbllok. Zykaj hapi yjarr kundër një makine dhe dy pasagjerëve (në kohën kuir ndodhiu ngjarje, ishte ilegale tl kalohej kufiri), duke vrarë një dhe plagosur rëndë një tjetër. Përpara se të dënohej, personi arriti të humbasë gjurmët. Në fakt, burri ia doli të ndryshojë identitet dhe të vijë në Itali. Me mbëritjen në vendin tonë me emër fals, nuk u identifikua dhe madje mori edhe një leje qendrimi të rregullt dhe gjeti punë.
Vitet kalonin dhe Zykaj mendonte se ia kishte hedhur por gabohej. Dje është paraqitur në Zyrën e Migracionit për të rinovuar lejen e qendrimit por gjen duke e pritur skuadra e arrestimit, e cila prej muajsh po hetonte mbi të. Nga viti 2008 ishte futur në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë. Agjentët e Policisë së Shtetit, me bashkëpunimin e Interpol, gjatë hetimeve kanë zbuluar banesën e disa të afërmëve të tij në periferinë fiorentine. Në vijim, vunë re këtë burrë, në dukje jo si pjesë e familjes, që shkonte rregullisht të takonte këta persona. Nga ai moment, nisën kontrolle më të mëdha që sollën edhe zbulimin e identitetit të tij të vertetë. Zykaj përfundon kështu në pranga dhe më pas në Sollicciano në pritje të transferimit në Shqipëri, ku do të vuajë donimin e tij.”, përfundon shkrimi i një të përditëshme italiane në zonën e Firences.
Nga ky moment, ekstradimi nuk ka ndodhur dhe për Besnik Zykaj apo Bino Binaj, emri fals që mori, nuk ka asnjë informacion në median italiane. Nuk është e qartë se si i shpëtoi ekstradimit dhe as se ku ndodhet ish- komandanti i Postës Kufitare të Velipojës në 1990 mbi të cilin rëndon akuza krime kundër njerëzimit. /ShkodraWeb/
MUND TË LEXONI EDHE:FOTO/ Ish- komandati i Postës Kufitare të Velipojës në vitin 1990 në mes 31 më të kërkuarve në Shkodër…(detajet)