Është 27- vjeçar dhe tanimë, zyrtarisht është pjesë e listës së PD- së si kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës. Aldo Gega është i riu që demokratët i kanë besuar përfaqësimin e tyre në atë që konsiderohet bastion i PD- së. Është një i ri premtues, i shkolluar dhe mbi të gjitha, me eksperiencë profesionale pavarësisht moshës relativisht të re.
Aldo Gega u lind më 4 qershor 1994, ai është i diplomuar si inxhinier hidroteknik pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit , Universiteti Politeknik i Tiranës në vitin 2015.
Në vitin 2017 ka mbaruar studimet e nivelit Master Shkencor pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe është diplomuar me udhëheqje të dyfishtë me tezë masteri “Arsimimi dhe sistemi i trajnimeve për menaxhimin e ujërave në Shqipëri, situata aktuale dhe perspektiva në të ardhmen”, e cila u hartua në kuadër të projektit Qasje shkencore për identifikimin e potencialit të optimizimit në kontrollin e ndotjes së ujit në Shqipëri , ndërmjet UPT Universiteti Politeknik i Tiranës dhe BOKU të Universität für Bodenkultur Ëien Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, si dhe në kuadër të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Austrisë.
Gjatë periudhës 2016 2018 ka punuar si inxhinier në disa projekte hidroteknike dhe infrastrukturore. Qershor 2016 Tetor 2018 ka qenë specialist pranë D A M T Këshilli i Qarkut Shkodër. Më 2017 2018 është anagazhuar si ekspert në formulimin e fjalorit teknik hidroteknik anglisht shqip te Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë . Tetor 2018 vazhdim Pedagog i brendshëm pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit , në Departamentin e Shkencave Agronomike. Mars 2020 vazhdim pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Hidraulikës dhe Hidroteknikës.