Me gjasë nuk ka shqiptar që nuk e di historinë e fisit të “Haklajve” nga Tropoja, të cilët u shuan thuajse të gjithë si shkak i konflikteve të armatosura me armë zjarri. Megjithatë disa prej familjes së Haklajve kanë arritur të shpëtojnë nga plumbi dhe sot gjenden nëpër vende të ndryshme të botës, por jo duke u fshehur.
Kështu, njëri prej nipave të Haklajve është kthyer në Shqipëri këto ditë për pushime dhe kjo thuhet se ka vënë në alarm familjen e ish-kryeministrit Berisha.
Ai quhet S.Haklaj dhe është kushëri i afërt me Shkëlqim, Ylli, Halil dhe Fatmir Haklajt. Nipi i Haklajve është ish-ushtarak me shumë përvojë, i cili e ka dorëzuar uniformën e tij në vitin 2000 kur u largua për në Gjermani, por që edhe në Gjermani është një ndër komandot më të përgatitur të ushtrisë gjermane ku ka kaluar disa misione jo të lehta paqeruajtëse.
Por çfarë i frikëson Berishajt? Në vitin 2009 autoritetet shqiptare ishin vënë në alarm për sigurinë e Berishës pasi S.Haklaj ishte parë në Mal të Zi duke kaluar pushimet. Gjithashtu në kohën e qeverisjes së Berishës, S.Haklaj mbahej në nën vëzhgim për shkak të aftësive të tij të larta në teknikën e luftimit, madje asokohe mediat raportuan se Berisha nuk lëvizte pa anti-plumb duke i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm.
S.Haklaj është i biri i Cen Haklaj, ish-drejtor gjimnazi në Bajram Curr, i cili është vrarë më 8 maj të vitit 2002 nga njerëzit e Berishës, siç tregojnë faktet e dokumentuara të kësaj çështje.
Nga çështja “Haklaj” kanë mbetur të vrarë rreth 200 burra nga fiset e Tropojës dhe gjithnjë, si nën zë, është thënë se ky konflikt që mbuloi me gjak veriun e vendit ka nisur nga një fjalë goje e Berishës.
Kjo është arsyeja pse Berisha këto kohë është mbyllur nga alarmi se S.Haklaj është parë nëpër Shqipëri këtë verë. /gazetaexpress/