Gazetari Flamur Vezaj, në një lidhje me ‘Skype’ nga SHBA drejtpërdrejt në edicionin e lajmeve në SYRI.net, ka zbuluar një detaj mjaft interesant në lidhje shkollimin e Henrik Ligorit, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama, për të zëvendësuar në dhjetor Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Vezaj tha për gazetarin Alen Xhelili se Henrik Ligori Fakultetin e tij të parë e ka për Teknik Bujqësor, ndërsa Drejtësinë e ka mbaruar vite më vonë me korrespondencë.
‘Për sa i përket zotit Ligori, të them të drejtën e njoh dhe e vlerësoj.
Por për shkak se zoti Ligori e ka mburuar fakultetin e parë për Teknik Bujqësor, dhe Drejtësinë mesa di unë e ka përfunduar vite më vonë për korrespondencë’, deklaroi Vezaj.