Vjen një moment, kur secili thirret për të dhënë kontribut. Ndoshta edhe kur nuk e pret apo është lënë disi “në hije”. Sepse kontributet vjen një ditë dhe vlerësohen. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë kandidimi i 55- vjeçarit Ramadan Likaj si në listën e PD- së së Qarkut Shkodër për zgjedhjet e 25 prillit.
Ramadan Likaj është shembull i vullnetit, besimit se përmes punës e pse jo sakrificave, mund të rrihet gjithçka në jetë. Pavarësisht se nga një familje e varfër nga Zagora e Malësisë së Madhe, Ramadani sot është një nga njerëzit që ka punësuar më shumë malësorë në bizneset e tij. Sigurisht, ai nuk ka harruar asnjëherë nga është nisur, përpjekjet e jashtëzakonshme, edhe me nënën e tij, për të siguruar bukën e përditshme.
Sapo kishte kaluar 23 vitet e jetës, Ramadani nisi rrugëtimin e suksesshëm në biznes. Eksperienca e akumuluar në bujqësi për bimët medicinale, të cilat në atë kohë mblidheshin në male, ishte një pikënisje e mirë për aktivitetin e tij. Aktiviteti nisi të rritej, të zgjerohej, falë edhe tregut të garantuar për bimët medicinale “Made in Albania” e bashkë me të, Ramadani shtoi edhe numrin e punëtorëve, duke u dhënë mundësi ekonomike malësorëve.
Por krahas biznesit, ai nuk ka pas dore as veten e atij. Edhe pse i nisi me vonesë studimet universitare, ai ia doli të diplomohet për drejtësi ndërsa mori edhe Master profesional në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Ai ishte pjesëmarrë në dhjetra seminare, trajnime dhe specializime, brenda e jashtë vendit.
E pas këtij kontributi të qenësishëm për Malësinë e Madhe, nuk do të mungonte edhe ftesa për tu bërë pjesë e politikës. Në vitin 2000, ai ishte kryetar i Këshillit Bashkiak të Koplikut, duke vijuar të ishte në sherbim të banorëve pa orar. Do të vinte momenti për të bërë një zgjidhje jo të lehtë: Të fokusohej tek bizneset e tij apo të vihej plotësisht në sherbim të qytetarëve. E ai vendosi të dytën, duke hequr dorë nga administrimi i biznesit, për të drejtuar Bashkinë e Koplikut si kryetar për 8 vite.
Në punën e tij, asnjëherë nuk u nis nga ngjyrat, asnjëherë nuk gjykoi nëse një banor e votoi apo jo për kryetar bashkie. I dha një dorë të fortë të rinjve e të reja, duke i bërë pjesë të bashkëqeverisjes. Po ashtu, kontirbuti i tij u shtri edhe tek sporti, tek futbolli. Falë kësaj vemendje, për kohën “Veleçiku” u rendit në nivele mjaft të larta.
Tashmë Ramadan Likaj përgatitet për një tjetër sfidë, të përfaqësojë malësorët në Kuvendin e Shqipërisë. Një sfidë e re, ku përësri duhet të zgjedhë në mes biznesit të tij dhe përfaqësimit të M.Madhe. Sigurisht, Ramadan Lika do të zgjedhë përsëri interesin e komunitetit, duke u larguar nga administrimi i biznesit të tij. /ShkodraWeb Media/