Donald Trump është pranë një rezultati të qartë që e shpall presidentin e 47- të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa deri tani ka siguruar 266 vota të “zgjedhësve të mëdhenj” përballë 205 të rivales Kamala Harris, projeksionet tregojnë një fitore më të thellë për Trump.
Sipas parashikimeve, në fund të numërimit, Trump mund të sigurojë 311 vota “zgjedhësish” të mëdhenj, teksa për tu shpallur fitues i garës, i mjaftojnë 270 nga 538 “zgjedhës të mëdhenj”.
Donald Trump, me rreth 5 milion vota diferencë me Kamala Harris, rezulton fitues edhe i votës popullore në të gjitha shtetet ku është votuar për presidentin e ri të SHBA.