Një projekt shumë i rëndësishëm dhe me impakt të fortë në zhvillimin e turizmit në Bashkinë Shkodër po ecën me shpejtësi drejt realizimit të tij. Bashkia Shkodër madje, këtë të premte ka njoftuar një konsultim publik lidhur me këtë projekt që do ti shtojë vlerat bregut përendimor të Liqenit të Shkodrës.
2Njoftim për konsultim me publikun – Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të Projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”
Bashkia e Shkodrës fton për informim dhe konsultim publik këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi VNM (Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis) e projektit “REHABILITIMI/NDËRTIMI I TRE (3) MOLEVE, SHKODËR, SHIROKË DHE ZOGAJ”.
Përzgjedhja e Bashkisë Shkodër në zhvillimin e këtij projekti, që mbështetet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe zbatohet nga GEOSAT, plotëson një nga komponentët dhe planet tona afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.
Takimi do të zhvillohet në sallën e Këshillit të Bashkisë, ditën e premte, datë 3 dhjetor, ora 11:00.”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër në Facebook. Projekti duket se ka tërhequr edhe vemendjen e deputetëve. Kaq enë deputeti Benet Beci, i cili duke shpërndarë publikimin e Bashkisë Shkodër, shprehet me një shënim në faqen e tij në Facebook:
“Ndërtimi i tre moleve në Liqenin e Shkodrës është vetëm hapi i parë drejt rikthimit të lundrimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës. Të premten Bashkia Shkodër dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëjnë prezantimin publik të projekteve për tre molet në rrugën e Shirokës, qendrën e fshatit Shirokë dhe qendrën e fshatit Zogaj. Prezantimi është i hapur për të gjithë qytetarët dhe mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak. Zbatimi i projekteve financohet nga fondet e Komisionit Europian të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar. Së shpejti edhe fillimi i ndërtimi të rrugës Shirokë-Zogaj-Kufi.”, shkruan Beci. /ShkodraWeb/