Imami i Xhamise se Plumbit, Monument Kulture, Mithat Myftia, ka ndjekur nga afer punen e bere nga specialistet e fondacionit turk Tika dhe te Ministrise se Kultures, per projektin e mbrojtjes se këtij objekti nga permbytjet. Ky projekt tashme eshte miratuar nga Ministria e Kultures.
Shpresohet qe zbatimi i këtij projekti te filloje ne pranvere. Myftia ka shume besim tek ndryshimi qe do te sjelle rikonstruksioni i këtij objekti. Nga ky investim, perfiton komuniteti si dhe ne teresi qyteti i Shkodres. Xhamia e Plumbit eshte ndertuar nga Mehmet Pasha 245 vite me pare, dhe eshte nder objektet qe u ka rezistuar mrekullisht rrebesheve te shekujve deri ne ditet e sotme. /tv1-channel.tv/