Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për një tjetër kandidat në zgjedhjet e 25 Prilli, për të cilin ishte kërkuar informacion nga ana e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve. Në një dokument që i është nisur KQZ sqarohet se kandidati i Lëvizjes për Ndryshim, Ardian Gjoka, ka qenë në hetim dhe i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Sipas Prokurorisë, Gjoka ka qenë nën hetim dhe i akuzuar për kryerja të veprën penale Falsifikimi i dokumenteve, të parashikuar nga neni 186 1 i Kodit Penal nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dërguar çështjen për gjykim.
Po ashtu bëhet me dije se lidhur me këtë hetim, kandidati i Lëvizja për Ndryshim rezulton të jetë i dënuar me 3 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, por ky vendim nuk është përfundimtar, pasi çështja i ka kaluar apelit.
I mbetet KQZ tashmë që të vendos nëse Gjoka është në kushtet e lejimit apo ndalimit të kandidimin për zgjedhjen si deputet.