Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka regjistruar P.p.nr.6759 viti. 2021 për veprën penale të parashikuar nga neni 180 i K.Penal. Ky Procedim penal është hetuar ne unitet me P.p.nr.8390 viti 2021 për veprën penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal ku nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, janë kryer veprime të plota hetimore duke përfshirë dhe metodat speciale të hetimit duke finalizuar mëngjesin e datës 23.11.2021 operacionin e koduar “FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i disa shtetasve dhe më pas u morën në përgjegjësi penale bashkë me disa subjekte tregtare që ofronin shërbimin privat postar, duke zbërthyer një skemë të magazinimit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë, skemë që i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare shtetit.
Nga hetimet fillimisht janë administruar informacionet të marra në rrugë operative dhe procedurale nga ana e policisë gjyqësore të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për disa subjekte që krijonin dyshime se duke shfrytëzuar porositjen në rruge virtuale dhe të pakontrollueshme nga organet tatimore, dhe më pas duke shfrytëzuar mënyrën e spedicionimit me shërbimin postar privat, tregtojnë në mënyrë të paligjshme produkte të ndryshme të dyshuara kontrabandë apo produkte për të cilat nuk deklarohet shitje dhe për rrjedhojë nuk i faturohen me kuponë tatimor klientit final.
Po kështu disa prej këtyre subjekteve dyshohet të jenë të pa regjistruar në organin Tatimore dhe QKB), si dhe nga informacionet e para të marra në rrugë operative dhe konkretisht në informacionin e datës 16.08.2021 me nr.protokolli 12657/1 nga AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) është përcjellë informacioni dhe shqetësimi mbi kontrollin dhe monitorimin e veprimtarisë të disa ofruesve të shërbimeve postare. Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar subjekte tregtare të cilat ushtrojnë aktivitet informal, nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram, Fcb etj.
Pikërisht për këto fakte të renditura më sipër, por edhe nga diktimi aktual për shkak të “Covid 2019” u krijua një terren shume i favorshëm dhe treg i pakontrolluar i tregtisë online duke bërë që shumë subjekte dhe persona fizikë të operojnë online duke abuzuar me mos pagimin e detyrimeve fiskale, dhe duke i shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme financave të shtetit.
Për këtë fakt janë bërë këqyrjet e llogarive online në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook me të dhëna kryesisht mbi veshjet (brande dhe firma të ndryshme) dhe produkte të higjienës personale. Këto produkte në disa prej rasteve shiten me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kanë çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre.
Në vijim të veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar mbi informacione të të njëjtës natyrë është filluar P.p.nr.8390 viti 2021 për veprën penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitim i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178/1,179/1, të K.Penal procedim i cili është dërguar për gjykim nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Në kuadër të P.p.nr.8390 viti 2021 është kryer kontroll në bashkëpunim edhe me inspektorët e tatimeve në subjekte të ndryshme që operojnë në fushën e dërgesave postare ku janë konstatuar pako postare në sasi të konsiderueshme, me vlera të ndryshme dhe pashoqëruar me kupon tatimor të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në këto subjekte janë gjetur sasi malli e konsiderueshme gati për t’u dërguar tek klientët me mallra të ndryshme të pashoqëruara me asnjë dokumentacion doganor apo tatimor dhe dyshohet të jenë mallra të futura kontrabandë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Mbas verifikimit në subjekt dhe dorëzimit të listës së klientëve nga subjekti në sistemin Deepsee dhe nga këqyrja e QKB është bërë i mundur identifikimi i subjekteve.
Në kategorinë e faqeve të evidentuara gjate procesit hetimor disa prej tyre janë subjekte që shesin mallra të shtrenjta duke i cilësuar si brande dhe të dyshuara si subjekte që shmangin regjimin doganor. Pjesa tjetër e subjekteve janë faqe të cilat shesin mallra me çmim më të lire të dyshuar me destinacion hyrës Turqinë dhe disa prej tyre imitacion të markave të njohura sportive kjo e pare dhe me çmimet që ato shfaqin në faqen e tyre.
Në vijim është verifikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku për të gjithë individët apo shtetasit e poshtëshënuar të kemi një përgjigje nëse kanë kryer ose jo zhdoganime gjatë 3 viteve të fundit dhe pjesa me e madhe e subjekteve te kontrolluara nuk ka kryer procedura doganore importi dhe eksporti për periudhën 01.01.2019-31.12.2021 duke ngritur dyshimin e arsyeshëm që këto subjekte importonin mallra kontrabande dhe më pas i tregtonin nëpërmjet tregtisë së pakontrolluar online dhe përfundonin që t’i dërgonin tek porositësit duke përdorur shërbimet postare private.
Në vijim te hetimeve janë këqyrur përsëri pakot e evidentuara të subjekteve të përmendur më sipër në subjektet postare të cilat kanë qënë në ruajtje pranë subjekteve përkatëse.
Nga verifikimi në këto subjekte ka rezultuar se në subjektin postar Bipex për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme të këtyre subjekteve, gati për t’u dërguar në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si me poshtë:
• London Fashion
• Subjekti King Bro Style
• Subjekti Pure Parfume
• Subjekti Klodi Store
• Subjekti Bli Veshje
• Subjekti Jaguar
Në subjektin postar Mc.Courrier për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme të këtyre subjekteve, gati për t’u dërguar në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si më poshtë:
• Subjekti Becool
• Subjekti Natura Therapy
Në subjektin postar Coex për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme të këtyre subjekteve, gati për t’u dërguar në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si më poshtë
• Subjekti Zero Absolute
• Subjekti Garderoba
• Subjekti Outlet Shoes
• Subjekti TutoCasa.
• Subjekti HM Original
• Subjekti Chic& Posch Uk
• Subjekti Dars.Al
• Subjekti Pelinku Store
• Subjekti Carpet Diem
• Subjekti Divino Shoes
Në subjektin postar Adex për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme te këtyre subjekteve, gati për t’u dërguar në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si më poshtë:
Graal
Fansi Shop
Emy Shop
LuxModa
Në subjektin postar Intex për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme të këtyre subjekteve, gati për t’u dërguara në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si më poshtë:
Suna Sport
Non solo moda
Golden Shoes
Tendenca e modës
Në subjektin postar Ideal Express për subjektet të cilat kanë qenë pa kupon tatimor janë hapur sërish kutitë postare për t’u verifikuar dhe ka rezultuar se mallrat e gatshme të këtyre subjekteve, gati për t’u dërguar në destinacionet përkatëse kanë qenë pa kupon tatimor apo dokumentacion doganor bashkangjitur si me poshtë:
Veshje për fëmijë Reisa
Shopping girls
Anais
Original Brands Albania
EOX store
Me procesverbal këqyrje nga ana jonë është bërë këqyrje e faqeve të subjekteve online në faqen e Instagramit dhe të rrjeteve të tjera sociale si dhe janë përdorur teknika të tjera hetimore duke arritur identifikimin e personave qe posedonin këto faqe online dhe qe tregtonin mallrat e dyshuara kontrabande.
Për të gjitha subjektet për të cilat është bërë evidentimi nga ana jonë është bërë evidentimi i tyre në sistemet e Deepsee, Tims dhe QKB për ato subjekte që kanë pasur dhe janë përshkruar të detajuara në faqen në vijim.
Ndaj shtetasve të identifikuar nga ana jonë nëpërmjet këqyrje marrjes së emrave të subjekteve të dorëzuara nga vetë subjekti, kërkimi në sistemet e Policisë u bë i mundur identifikimi i disa prej shtetasve.
Për pjesën tjetër të cilët nuk kanë arritur të identifikohen dhe për faqet e tjera që operojnë online do kryhen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim identifikimin e subjekteve dhe vendndodhjen e magazinave të tyre.
Sa me lart rezulton që ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar ne prova qe subjekte te ndryshme, duke përdorur rrjetet sociale reklamojnë mallra të cilat fillimisht futen tërësisht ose pjesërisht kontrabandë në territorin e Republikës se Shqipërisë duke shmangur kështu pagimin e detyrimeve doganore dhe me pas i tregtojnë duke i dërguar në destinacionet e porositësve nëpërmjet shërbimeve postare pa i pajisur me faturat apo kuponët fiskale duke shmangur kështu detyrimet tatimore dhe shkaktuar rrjedhimisht një dëm ekonomik shumë të madh shtetit si edhe duke deformuar konkurrencën dhe tregtinë e ndershme.
Mekanizmi i kësaj veprimtarie kriminale në fushën e doganave dhe tatimeve kryhet nëpërmjet operimit me faqe reklamimi dhe tregtimi online dhe dorëzimi me anë të shërbimeve postare private, veprime këto që e bëjnë pothuajse të pamundur gjurmimin dhe kontrollin tatimor pasi këto subjekte nuk kanë një adresë fikse fizike ushtrimi të aktivitetit që do të bënte të mundur mbajtjen nen kontroll tatimor të veprimtarisë së tyre ekonomike.
Kjo veprimtari ekonomike në kundërshtim me ligjin aktualisht duke përfituar edhe nga situata e imponuar Covid 19 e cila me karantinimin e detyruar të popullsisë ka bërë që si fenomen të marrë përmasa të gjera duke zëvendësuar në një shkallë shumë të madhe tregtinë fikse në njësi shërbimi dhe duke bërë kështu që buxheti i shtetit të pësoje humbje të konsiderueshme nga mospagimi si i detyrimeve doganore ashtu edhe i detyrimeve tatimore.
Një veprimtari e tille kriminale kryhet se pari ne kurriz dhe me nje dem shume te madh ekonomik financave shtererore, se dyti deformon konkurrencen e ndershme me subjekte tregtare te cilat importojne dhe tregtojne mallra duke respektuar legjislacionin doganor dhe tatimor ne fuqi dhe se treti ne dem te vete konsumatoreve pasi mallrat e tregtuara duke qene kontrabande nuk jane te certifikuara per origjinalitetin cilesor te tyre.
Pra ne kete rast, nga gjithe veprimtaria hetimore rezultoi qe keto subjekte realizojne nje perfitim ekonomik ne menyere te kundraligjshme, duke nje veprimtari me rrezikshmeri per vete maredheniet juridike qe thyen, duke kryer veprime ne shperfillje totale te rregullave te vendosura nga legjislacioni tatimor dhe ai doganor, duke thyer rregullat e konkurences se ndershme te subjekteve te cilat realisht respektojne cdo detyrim fiskal dhe ne fund duke mashtruar edhe vete konsumatorin me shitjen e produkteve te pacertifikuar per origjinen dhe cilesine.
Për gjithë këtë arsyetim është detyre e Prokurorisë ushtrimi i ndjekjes penale dhe ndërprerja e kësaj veprimtarie të paligjshme duke vënë para përgjegjësisë penale autorët dhe duke dhënë mesazhin e parandalimit të kryerjes se një veprimtarie të tillë në kohën e mëtejshme.
Pra këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.
Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Procedurës Penale u krye regjistrimi i emrit të personit që i atribuohet vepra penale e “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181.
1. A. H. administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
2. E. I. administratore tek subjekti Pure Parfume
3. K. V. administrator i subjektit Klodi Store
4. E. K. administrator i faqes King Bro Style
5. J. Q. administrator i faqes Bli Veshje
6. A. S. administrator i faqes online Jaguar kids
7. P. Rr. administratore e faqes Gral
8. E. K. administratore e faqes Fansi Shop
9. E. Xh. adminsitratore e faqes EMY SHOP
10. E. R. administratore e faqes Luxmoda
11. M. B. administrator i faqes online Zero Absolute
12. A. D. administratore e faqes Garderoba ime
13. G. Ll. administrator i faqes Outlet Shoes
14. I. D. administrator i faqes Tutto casa.al
15. M. G. administratore e faqes HM Original Fashion
16. J. K. administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
17. S. R. administratore e faqes online Dars.Al
18. Sh. P. administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
19. B. B. administrator i faqes Carpet Diem
20. R. Gj. adminsitratore e faqes Divino Shoes
21. E. Ç. administrator i faqes online BeCool
22. E. Z. S. administratore e faqes online Natura Vita Health
Ndaj këtyre shtetasve u kërkua caktimi i masave të sigurisë “arrest ne burg”.
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u pranua kërkesa e Prokurorit për caktimin e masave të sigurimit arrest në burg ndaj këtyre shtetasve.
Në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë po vijohet me ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj.
Në vijim ne bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë do kryhen veprime të tjera për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar dhe evidentuar edhe subjektet të tjera që kryejnë veprimtari të tillë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financave të shtetit me qellim goditjen e gjithë kësaj veprimtarie të paligjshme në kurriz të shtetit, qytetarëve por edhe në dëm të konkurrencës së ndershme.