Prokuroria e kryeqytetit kërkon 15 vite burg për ish-administratorin e kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn, ndërsa i janë konfiskuar rreth 4.5 milionë euro të cilat kalojnë në favor të shtetit.
Shumat e konfiskuara, të gjetura në disa llogari bankare, janë 3,215,176 dollarë, 938.868 dollarë, 452 160 euro, 1028 euro si dhe 12 360 000 lekë.
Ai akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.
Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore kur është dhënë pretenca nga organi i akuzës, ndërsa përfaqësohej nga avokati.
DIA kishte nënshkruar dy kontrata me kompaninë çeke CEZ për identifikimin dhe mbledhjen e borxheve nga debitoret ndërsa pas përplasjeve përfundoi në gjyq, pasi prokuroria e akuzoi për mashtrim.
Pas pretencës pritet vendimi i gjykatës për dënimin e ish-administratorit te kompanisë DIA, Kastriot Ismailajn.
Kërkesa e Prokurorise së Tiranë:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “ pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;
3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;
4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro te sekuestruara prane bankes Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, prane Bankes Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.