Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar lidhur me fletë-thirrjen që ka lëshuar Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas akuzave të ligjvënësit për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj. “Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë. Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.
Ndërkohë, pas akuzave nga ish-oficeri Emilajno Nuhu, teksa dëshmonte se është kërcënuar me armë në zyrë nga i afërmi i Rexhep Rrajës për të mbyllur hetimin për “çështjen e Xhisiela Malokut”, në prani të Taulant Ballës, Rraham Rrajës dhe Artur Bushit, Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për të dëshmuar Taulant Ballën.