Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t’i vë në dizpocizion formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Prokuroria është vënë në lëvizje disa ditë më parë pas kerkesës zyrtare të PD-së, mbështetur siç e kërkon ligji, me firmat e 500 personave me të drejtë vote. Ky është hapi i parë për verifikimin e të shkuarës së kryebashkiakut, i cili do të pasohet nga një letër- porosi për homologët grek, aty ku mendohet se Ismailaj ka patur probleme, të cilat nuk i ka vetëdeklaruar dhe i shkaktojnë humbjen e mandatit.