Elhaida Dani më në fund rikthehet në një kompeticion muzikor. Pas Eurosongut të para dy viteve, shkodranen sot e pamë në skenën e “Këngës Magjike”, kësaj here me një krijim të sajin. Kënga e saj quhet “E ngrirë” dhe është diçka që të ngjit që kur e dëgjon për herë të parë. Komentet në videon publikuar në Youtube deri tani janë shumë pozitive, edhe pse duket qartë se Elhaida nuk ka synim trofeun.
Pasi këndoi këngën, ish-fituesja e “The Voice of Italy” shkroi në Facebook:
“Sa lumturi më jep kthimi në shtëpi… Sapo prezantova ‘E Ngrirë’ në ‘Kënga Magjike’.Uroj ta doni ashtu siç e dua dhe unë!”,