Nuk ka kaluar as dy javë nga hiti i saj i fundit ‘Ku vajti’ dhe ditën e sotme Elvana Gjata këngën e re. Vëtëm dy ditë më parë këngëtarja kishte lajmëruar me një foto në Instagram për bashkëpunimin e saj në fundit me reperin, Ledri dhe John Shahun.
Kënga që titullohet ‘Mike’ flet për një marrëdhënie mes dy fëmijëve, të cilët jeta i përballi me ndarjen dhe pas shumë vitesh që kanë ruajtur dashurinë për njëri-tjetrin, ata ritakohen.
Elvana shfaqet mjaft në formë me fustanin e kuq. Tingujt e kësaj kënge ritmike me siguri do të na shoqërojnë gjatë ditëve të nxehta dhe ‘Mike’ do të kthehet menjëherë në hitin veror të radhës.