Tonin Alimhillaj është një emër njohur në Shkodër, por edhe me gjërë. Me profesion agronom para 1990- ës, Alimhillaj u bë i njohur pas këtij viti edhe si deputet i Shkodrës në parlament. Pas disa viteve, Tonin Alimhllaj rikthehet në vemendje të publikut por këtë hërë, si shkrimtar apo autor librash.
Në Bibliotekën Publike “Marin Barleti”, në mes miqsh e shkrimtarësh, në praninë edhe të kryebashkiakes Voltana Ademi, Alimhillaj ka promovuar librin me poezi “Në gjurmët e jetës” dhe atë në prozë “Kujtime gri”. Për librn por edhe për Alimhillajn, kanë folur miq, kolegë e të njohur si Lazër Stani, Mujë Buçpapaj, Agim Doçi etj. Takimi është përshëndetur edhe nga kryebashkiakja Ademi.
Para të pranishmëve autori Alimhillaj ka thënë se botimet e tij i ka ndjerë si detyrim, i frymëzuar nga At Zef Pllumi me librin “Rrno për me tregue”. Alimhillaj ka thënë se ka dashur të përcjellë tek brezat e rinj realitetin e komunizmit në jetën e përditshme dhe jo vetëm atë brenda burgjeve dhe kampeve. Të gjitha historitë e personazhet janë reale, por unë jam përpjekur të mos i identifikoj gjithmonë, ka thënë Alimhillaj.