Vepra shume e njohur e Molierit, komedia “Tartufi”, vjen kete jave ne teatrin “Migjeni” te Shkodres. Kryevepra boterore do te shfaqet ne datat 15, 16 dhe 17 shtator ora 19.00 dhe patjeter do te terheqe vemendjen e artedashesit shkodran e me gjere. Ka shume arsye, por edhe nje kryesore: aktore shkodrane do te interpretojne ne role me fame boterore. Rita Gjeka, Jozef Shiroka, Enver Hyseni, Sara Smaja, Simon Shkreli, Merita Smaja, Kristiana Dodaj, Nikolin Ferketa por edhe Besfort Berberi e Krist Lleshi, Pjerin Vlashi do te sjellin ne skene nje “Tartuf” shqiptar. Kostumet qe jane shume te rendesishme ne kete shfaqje bashke me skenografine i jane besuar eksperiences se Samka Ferr dhe Kushtrim Bekteshi. Sa per te hyre pak ne atmosferen e kesaj kryevepre, po rrefejme fabulen.
Në shtëpinë e Orgonit gjithçka ka filluar të ndryshojë pas ardhjes së Tartufit, i cili i maskur nën petkun e një besimtari të devotshëm ka arritur ta magjeps Orgonin dhe nënën e tij (Zonjën Pernelë). Edhe përkundër përpjekjeve të familjarëve për t’ia ‘hapur sytë’ Orgonit, ai jo vetëm që nuk tundet nga besimi se në shtëpi ka futur një njeri të shenjtë, por përkundrazi vendos ta ndajë vajzën e tij Marianën nga i dashuri i saj Valeri dhe ta martojë me Tartufin; acaron raportet me Dorinën dhe Kleantin – miqt e tij më besnik; dëbon djalin Damisin nga shtëpia duke ia mohuar trashëgiminë dhe në fund vendos që gjithë pasurinë t’ia falë Tartufit. Tartufi, duke mos i mjaftuar vajza e Orgonit dhe trashëgimia e pasurisë, përpiqet ta josh edhe Elmirën – gruan e Orgonit. Elmira, duke e parë se burri i saj është verbuar fare pas mashtruesit Tartuf, vendos t’i përgjigjet joshjeve të Tartufit duke e detyruar Orgonin që gjithë këtë lojë ta ndjek nga një vend i fshehur. Kur Orgoni më në fund bindet se në shtëpi ka futur një hipokrit dhe vendos ta dëbojë nga shtëpia, vonë e kupton se tanimë jeta e tij dhe e famijes së tij është në dorën e Tartufit, i cili është në gjendje të shkatërrojë çdo kënd që mund t’i bëhet pengesë në realizimin e ambicjeve të tija të sëmura për para, femra dhe pushtet.
Por perseri ka nje te vecante qe do ta mesoni vetem ne karriket e salles se teatrit “Migjeni”. Teksti origjinal i komedise “Tartufi” nga Molier ne vitin 1664, ka pesuar adaptime dhe rishkrime te lehta… Mbetet vetem ta shijoni ne datat 15, 16 dhe 17 shtator ne Teatrin “Migjeni”, ora 19.00. Argetimi por edhe reflektimi jane te garantuar… /ShkodraWeb/