Prokuroria thërret nesër në orën 11:00 Sali Berishën për ta marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit. Në videot e transmetuara nga mediat, Sali Berisha duket teksa udhëzon protestuesit për të rrethuar selinë blu.
Është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Basha, duhet të paraqitet në prokurori pasnesër në orën 11:00. Në prokurori do të pyetën edhe dy të proceduarit në gjendje të lirë për ngjarjen Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.