Protesta e opozitës sot para Kuvendit shqiptar është pasqyruar edhe nga “The Washington Post”, e cila i ka kushtuar një artikull. “Mijëra protestues në mbështetje të opozitës shqiptare rrethuan këtë të martë parlamentin shqiptar, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme duke akuzuar në këtë mënyrë edhe kabinetin për korrupsion dhe krme të lidhura me të.
Disa hodhën flakadanë, disa të tjerë dogjën goma, por protesta u mbyll paqësisht. Ndërtesa e Kuvendit në kryeqytetin shqiptar ishte e rrethuar me qindra oficerë policie dhe tela me gjemba”, shkruan “The Washingtonpost”.
Në artikull përmendet edhe situata aktuale politike, ku deputetët e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputetë.
“Deputetet e opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre si deputete ne Kuvendin e Shqiperise. Gjatë protestave të fundit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe objekte të forta, kurse policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Opozita nuk ka marrë parasysh thirrjet nga Bashkimi Evropian, ambasada e SHBA dhe ndërkombëaret për të hyrë në bisedime me rivalët e saj politikë. Socialistët në pushtet të kryeministrit Edi Rama kanë 74 nga 140 vende në parlament. Shqipëria shpreson të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në qershor”, vijon artikulli i WashingtonPost.