Një protestë kundër qeverisë së re “kukull” siç e konsiderojnë demonstruesit, ka nisur në rrugët e Malit të Zi, vetëm disa javë pasi Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministri i vendit.
Abazoviç është pritur me provokime nga një numër protestues, ndërsa mësohet se është ‘sulmuar” me një shishe qelqi, e cila fatmirësisht ka rënë para tij. Siç shkruhet në mediat vendase, grupi që e sulmoi me shumë mundësi janë mbështetës të Nikshiqit.
Dritan Abazoviç u zgjodh në krye të qeverisë malazeze më 28 prill, duke u bërë kështu kryeministri i tretë shqiptar në rajon. Ai u zgjodh kryeministër me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat.