Rreth 89 kg marijuanë janë kapur nga policia në kufirin greko-shqiptar. Operacioni ndodhi në Filat të Igumenicës në zonën e quajtur Sidheri. Policia fqinje ndaloi një mjet tip “Mercedes-Benz” 250 qe vinte nga kufiri i gjelbër. Nga kontrolli u gjeten dhe sekuestruan 42 pako me 88 kg 672 gram marijuane. Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari shqiptar Eduard Bushi, ndërkohë që u shpall në kërkim një shtetas grek që rezulton pronar i mjetit.