Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot të rrisë edhe rrogat e deputetëve dhe ministrave. E vetmja votë kundër ishte ajo e deputetit Agron Shehaj.
Vendimi është miratuar teksa po diskutohej projektligji për rritjen e pagave të të gjithë administratës. Komisioni i Ekonomisë ka nisur diskutimin për rritjen e pagave në administratë, ndërkohë që nuk është përfshirë ndryshimi i rrogave për deputetët dhe ministrat.
Diskutimi që nisi para zgjedhjeve u bllokua në këtë komision për shkak se deputetët kërkuan që të përfshiheshin edhe ata në skemën e rritjes së pagave.
Me vendimin e miratuar, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto nga 181 mijë që e ka sot, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto nga 158 mijë lekë që është aktualisht.