Tashme eshte zyrtare, ne 15 bashki te vendit me 25 qershor Partia Socialiste pesoi renie ne rezultat krahasuar me 4 vjet me pare. Kete e cileson raporti I pergatitur nga Fatmir Xhafaj. Ne mes 15 bashkive humbese, ne qarkun e Shkodres jane Bashkia Shkoder dhe Bashkia Vau Dejes. Madje, keto dy bashki kane ndikuar asipas raportit ne uljen e rezultatit edhe si qark. Por pavaresisht kesaj, kryeministri Rama perzgjodhi 3 emra per kabinetin e tij te tij pikerisht nga ky qark. Behet fjale per Ditmir Bushati, Senida Mesin por edhe Etilda Gjonaj, e cila do te jete ministre e drejtesise dhe perfaqeson Puken, te pakten si vendlindje. Si per ironi te fatit, edhe Bushati por edhe Mesi, mund te konsiderohen perfaqesues te Bashkise Shkoder e megjithe humbjen, jane pjese e kabinetit. Sipas gjasave, Rama sheh pertej kabinetit qeveritar, mbase nje permbysje te keshtjelles demokrate ne zgjedhjet vendore te 2019, duke shfrytezuar keto 2 vite per kthim vemendje nga metropolis verior me investime, natyrisht duke ja faturuar dikujt nga lista e deputeteve apo ministrave. Synimi eshte ti kthehen bonus ne garen vendore. Publikimi i raportit “Xhafaj” i hap keshtu rrugen zevendesimit te 1480 kryetareve te Organizatave Socialiste humbese me te tjere. Sipas kesaj skeme, i bie qe te gjithe kryetaret e OS Shkoder e Vau Dejes te “dorezojne celesat”. Nuk eshte e qarte se cfare do te ndodhe me kryetaret e medhenj ne nivel bashkie, por qe do te kete “katharsis”, do te kete. /ShkodraWeb/