Ceshtja “Balili” eshte rikthyer sot ne Kuvend nga deputeti Erion Brace i PS. Ai ka sjelle ne vemendje se ne vitin 2016, atij qe konsiderohej “Baroni i droges” ne Ballkan, Ministria e Bujqesise i ka dhene 20 hektare toke. Pas tij, deputeti socialist Balla ka marre fjalen dhe ka kerkuar 5 minuta pushim per ti dhene kohe opozites te rikthehet ne salle dhe te debatohet per ceshtjen “Balili”. Ish- kryeministri Berisha, duke marre fjalen pas pushimit, ka thene se duhet te diskutohet per permbytjet dhe pasojat e saj. Ne vijim, deputetet socialiste i kane bere thirrje ish- ministrit te Bujqesise Panariti qe te shpjegoje kontratat me Kelmend Baililin.
Sot ne Kuvend Kelmend Balili eshte zyrtarizuar si i LSI-se. Nese kuptohet heshtja e kesa force politike, eshte e pakuptueshme ajo e PD-se. Per nje arsye te thjeshte, sepse Balili u shpall ne kerkim nderkombetar si “Baroni i droges” ne Ballkan ndersa PS dhe LSI ishin bashke ne qeverisje te vendit. Interesi politik i PD eshte te sulmoje mazhorancen per kete ceshtje, e cila deri ne shtator 2017 kur PS nisi qeverisjen e vetme, i kushtoi opozites dhjetra konferenca per shtyp denoncuese. Mirepo sot, per aleatin ne opozite, PD eshte e detyruar te braktise perdorimin politik te ceshtjes “Balili”. Sipas gjasave, eshte pjese e marreveshjes opozitare Basha- Kryemadhi “per te lare” LSI-ne nga mekatet qeverisese te 4 viteve te shkuara. Pavaresisht asaj cfare ka deklaruar deri ne 25 qershor 2017 se nuk do te kete asnje bashkepunim me LSI-ne, Basha po “pastron” aleatin e ri per ta bere gati edhe ne bashkeqeverisjen e ardhshme pas 4 apo me shume viteve. ©ShkodraWeb