Ne ish- Komunen Pult te Qarkut te Shkodres, bima narkotike kanabis sativa ka nisur te vetembije ne toke. Nuk eshte humor, as trill gazetaresk por nje e vertete e konstatuar nga Policia e Shkodres gjate kontrolleve te saj dhe e publikuar ne nje deklarate per mediat. Ne fakt, nese kane vetembire apo jane mbjelle nga kutivues te kanabisit, kjo duhet percaktuar nga specialistet e fushes bujqesore. Por policia mesa duket eshte nisur nga menyra e crregullt i mbjelljes per te arritur ne kete perfundim. Behet fjale per 130 rrenje kanabis, ndersa ne nje fshat ne te njejten zone, u gjeten 141 rrenje, qe sipas policise ishin te kultivuara, pra te mbjella me qellim shitjeje.
“Vetembirja” e kanabisit ne token shqiptare, eshte nje sinjal aspak i mire. Sipas meje, “vetembirja” e bimeve te droges mund te shpjegohet ne dy menyra. E para, vertete ato mund te kene mbire vete. Por nga ana tjeter, dikush duhet ti kete hedhur apo duhet ti “kene rene” ne toke. Une nuk jam specialist, por besoj se si cdo bime tjeter, edhe farat e kanabisit duhet te mbillen sipas disa rregullave te caktuara qe te mbijne dhe te rriten. “Renia e rastesishme” nga dora e dikujt para disa koheve “pa dashje”, eshte nje version i veshtire per tu besuar. Kjo edhe per shkak te cmimit te larte qe kane farat, te cilat blihen shume larg nga Shqiperia dhe eshte shume e veshtire te hyjne ne territorin tone. Deri diku, teoria e “vetembirjes” mund te qendroje ne kembe nese ne afersi te asaj zone, nje vit me pare apo me vone, ka patur nje plantacion qe mund te jete asgjesuar apo jo nga policia apo qe mund te jete nxjerre ne shitje. Por edhe ne rastin e nderhyrjes se policise ne kete zone nje vit me pare apo me vone, teoria e “vetembitjes” nuk qendronm dot. Perhere eshte thene se asgjesimi i bimeve te gjetura eshte bere me djegie, normalisht zjarrit nuk do ti kishin rezistuar as farat e bimes.
E dyta, mbase kultivuesit jane bere disi te zgjuar dhe kane ndryshuar metoden e tyre. Hedhin faren ne “menyre te crregullt”, ne zona pa pronar apo te pabanuara dhe i kryejne sherbimet asaj duke e mbikqyrur nga larg per te mos rezikuar. Ne momentin e duhur, shkojne, bejne kositjen dhe procedurat e tjera qe e pasojne. Qellimi realizohet edhe permes kesaj menyre. Mbase ky eshte thjeshte nje aludim, por besoj se duhet te jete ne vemendjen e policise dhe strukturave te tjera qe merren me monitormin e territorit. Sepse eshte shume e lehte te deklarohet ka “vetembire”, akoma pa folur te pakten specialistet e bujqesise.
Toka shqiptare ka qene gjithmone nje toke pjellore. Mbi te kane jetuar miliona njerez gjate ekzistences se saj. Fatkeqesisht keto kohe po behet pjellore edhe per kanabisin, deri ne ate pike sa bima narkotike po “vetembin”. Eshte dhe duhet te jete nje kembane alarmi. Mbase nuk qendron si argument, por edhe Kolumbia u be ajo qe njohim sot per kokainen, je ne nje dite, as edhe ne nje vit. Narkotrafikantet stimulonin fshataret te mbillnin bimen narkotike, kundrejt shperblimeve minimale. Me kalimin e kohes, fshataret u bene fillimisht punetore me meditje, me pas skllever te narkotrafikaneteve te cilet mone ne zoterim miliona hektare per ti mbjellur me bimen e kokaines. Si gjithmone, kembanat bien per ata qe kane veshe per te degjuar! /Shkruar pSEper ShkodraWeb/