Në emisionin “Open” ka patur debate të shumta mes kryeministrit Rama dhe gazetarit Andi Bushati. Veçanërisht një moment, kur gazetari Bushati i tha kryeministrit se “i ka ardhur fundi”, próvòkoi reagimin e tij, në fýerje personale.
Pjesë nga debati
Bushati: Kur të vjen fundi, këto bën me gazetarët, e bën personale. Të ka ardhur fundi!
Rama: Unë e di shumë mirë historinë tënde dhe nuk ka lidhje, unë të kam përballë dhe përfitoj nga rasti të të përgjigjem dhe të të thumboj, ndërkohë që ti me çekan dhe gozhda nuk lë shpífje pa bërë, sikur je prokuror. Ti je shpìfës, nuk diskutohet, profesionist.
Bushati: Ju jeni kryeshpìfës. Sepse, unë veten time, e kam lexuar çfarë këni shkruar për mua në librin “Kurban”. Tani që nuk ju pëlqen… Nëse e ke shkruar vetë “Kurbanin” se me atë i ke bërë edhe lekët, hape çke thënë për mua. Kshuqe e mbyllim këtë kush është shpìfës.
Rama: Që ti je shpìfës, kjo dihet. Që ti shpíf nga mllefi, jo që vë gjoba edhe kjo dihet.
Bushati: Kam mëshirë që jeni katandisur kështu. E sheh veten në pasqyrë? Ti thuash tjetrit shpìfës, është si të thuash hajdūt, krìmìnel. Shife njëherë telefonin, mos ke marr ndonjë mesazh, keni dalë keq sot.
Rama: Unë ty mund të të listoj me qindra shpìfës.
Bushati: Me thuaj një, si ato të Bild. Do të pijmë kafe pastaj dhe do pendohesh, siç the për Bildin. Unë hajdūtit i them hajdūt, krìminelìt, krìmìnel.
Rama: Të dyja këto, ti nuk mi thua dot mua!
Bushati: Siç ju nuk më thoni dot shpìfës. Me çingijet që keni rreth e rrotull mund të silleni si të doni, por keni humbur sensin e realitetit. Pse u bukose? Të kanë shkruar ndonjë mesazh, që ke dalë keq? Aq shumë po ju merret goja, shif veten nga ekrani, je keq edhe në fytyrë. E ke humbur nuk të punojnë më receptorët.