Champions League ka hapur siparin e 1/16 të fazës finale 2021 duke prodhuar rezultate surprizë. PSG ka fituar bindshëm 4-1 ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’. Katalanasit kaluan të parë në avantazh me penalltinë e Mess-it, por nuk rezistuan gjatë pasi Mbappe disa minuta më vonë do të barazonte.
Pikërisht francezi i talentuar 22-vjeçar shënoi tripletë ndaj Barcelonës ndërsa vend për gol kishte dhe për Moise Keane.
Nga ana tjetër edhe Liverpool mori një fitore avantazhuese ndaj Leipzig në Hungari, pasi Salah dhe Mane i japin anglezëve një fitore që e çojnë të sigurt ekipin e Klopp në ndeshjen e kthimit në Anfield Road.
Tashmë Liverpool dhe PSG janë me një hap drejt çerekfinaleve, ndërsa Barcelona duket thuajse e eleminuar kurse Leipzig i duhet një suprizë në Angli.