Zonat malore janë zbardhur nga bora por bashkë me reshjet e borës kanë nisur edhe problemet e para. Gazetari Armir Mehaj raporton se rrethi i Pukës është zbardhur tërësisht, ndërsa trashësia e borës në Qafen e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir.
Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë. /balkanweb.com/