Qindra punonjës të Bashkisë së Lezhës kanë humbur shpresën se do të merrnin të paktën një pagë para krishtlindjeve për të vënë diçka në tryezë me rastin e kësaj feste. Sot ishte dita e fundit e javës ku ata prisnin të merrnin një lajm të mire por kjo nuk ka ndodhur.
Bashkia e Lezhës ka mbi 1 mijë punëtorë që kanë disa muaj pa marrë pagat. Bashkia e Lezhës dhe kryetari i saj nuk kanë bere transparencë për këtë çështje.
Burime të besueshme tregojnë se arsyet e kësaj gjendje të pa hasur më parë janë disa.
Mos mbledhja e të ardhurave, punësimi i shumë njerëzve, mbi mundësitë dhe kapacitetin e kësaj bashkie, emërime shpesh nepotike, dhe po ashtu borxhet e trashëguara.
Shumica e punonjësve po bëjnë 6 muaj pa marre pagën.
Askush nuk gjen guximin të kërkojë llogari apo të pyesë kryetarin, pasi i druhen largimit nga puna.