Punonjesit e ish- Uzines se Telave Shkoder qe sot eshte me koncesion tek kompania turke “Yilmaz kabllo”, protestojne per shkak te mosmarrjes se pagave por edhe per probleme te tjera ne vendin e pune. Behet fjale per rreth 25 persona, te cilet duket se kane akumuluar mjaft pakenaqesi si punonjes te “AlCable” shpk. Kjo uzine, e cila para vitit 1990 ishte mjaft e famshme edhe jashte vendit per cilesine e produkteve por edhe numrin e madh te punonjesve, ka disa kohe qe po kalon probleme. Prej vitit 2004 i eshte dhene me koncesion kompanise turke, por sipas qeverise shqiptare ajo nuk ka arritur te realizoje parametrat e kontrates duke mos investuar as ne mirembajtjen e objekteve dhe infrastrukturen inxhinierike. Ne gusht te ketij viti madje, u perfol se qeveria shqiptare ka nisur edhe procedurat e prishjes se kontrates koncesionare. Sipas Ministrisë së Energjisë mbi këtë koncesion, ku nënvizohet se në periudhën 2004 deri 2016 vihet re një shkalle e larte amortizimi e makineri-paisjeve te cilat nuk janë përdorur nga kompania, madje linjat e reja gjermane te viteve 1985-1987 janë dëmtuar.
Një dëmtim të madh kanë edhe objektet ndërtimore sepse nuk është investuar për mirëmbajtjen e tyre, e po kështu në disa sektorë si kaldaja, reparti i petëzimit, etj. janë thuajse jashtë përdorimi.
Në analizë Ministria bënte me dije se tashmë është ndjekur procedura për zgjidhje të marrëveshjes koncesionare, kalim provizor në administrim prej shtetit deri në gjetjen e investitorëve të përshtatshëm për rehabilitimin e Uzinës.