Gjatë natës ka ndodhur një sherr i cili ka degjeneruar në dhunë fizike e përdorimin e mjeteve të forta nga ana e një 23-vjeçari ndaj familjes së gruas së tij. Familja nga Kosova gjendeshin me pushime në Sarandë, kur dhëndri ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes 21-vjeçare.
Për të mbrojtur të bijën ka ndërhyrë në sherr edhe i ati i saj, i cili është përfshirë në konflikt dhe ka mbetur viktimë e dhunës së dhëndrit dhe ky i fundit. Në sherr pastaj janë përfshirë edhe anëtarë të tjerë nga familjet e çiftit. Policia ka arrestuar të riun dhe ka nisur procedimin penal ndaj një 17-vjeçari me banim në Bremen, Gjermani, pasi gjatë debatit ka goditur me sende të forta 2 persona të tjerë të përfshirë në konfrontim. /panorama/