Efektivët e Policisë Bashkiake në Velipojë, i kanë ardhur në ndihmë një pushuesi të cilit i kishte humbur karta e kreditit. Efektivët e policisë bashkiake të Shkodrës kanë gjetur kartën bankare, dhe në kontakt me bankën kanë bërë të mundur gjetjen e personit i cili më pas i është drejtuar stacionit të policisë bashkiake në Velipojë duke marrë kartën e humbur.
Pushuesi ka falenderuar uniformat e policisë bashkiake të Shkodrës për gadishmërinë dhe ndihmën. Policia Bashkiake që me nisjen e sezonit turistik është stacionuar në Velipojë dhe është çdo ditë në terren në shërbim të pushuesve.