Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar. Sot, ishin 12 skuadrat e mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos. Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi. Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.
SHORTI
RRUGA A
Gjysmëfinalja 1
Skoci – Ukrainë
Gjysmëfinalja 2
Uells – Austri
FINALJA
Uells/Austri – Skoci/Ukrainë
RRUGA B
Gjysmëfinalja 1
Rusi – Poloni
Gjysmëfinalja 2
Suedi – R. Çeke
FINALJA
Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke
RRUGA C
Gjysmëfinalja 1
Itali – Maqedoni e Veriut
Gjysmëfinalja 2
Portugali – Turqi
FINALJA
Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut