Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e fermentimit, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje.
Sakaq, dyshohet se arma është shkrepur në ajër dhe nuk ka të plagosur ose të dëmtuar.
Shkodër/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:
Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Mond Çekini (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).
Shtetasi Mond Çekini është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes