Nje 25 vjecar eshte hedhur nga kati i trete i pallatit ne zonen e Radio Televizionit në Tiranë. Sipas te dhenave te para, i riu me inicialet B.S eshte perfshire ne nje zenke me te atin, te cilin e ka qelluar me thike para se te hidhej. Mesohet se nena e 25 vjecarit ka nderhyre per ti ndare, por ka mbetur edhe ajo e plagosur. Mjeket bejne te ditur se i riu eshte ne gjendje kritike per jeten.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”. Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.