Shkruan në Facebook gazetari sportiv Defrim Methasani: Prane legjendës Sabah Bizi, si në çdo rast edhe në ditët spitalore ku ndodhet prej 10 ditësh në sanatorium në Tiranë.
I urova të shkuara me dëshirën që sa më shpejt të jetë pranë familjes së tij në Shkodër. Bizi ky qëndistar i fushave të blerta, meriton vëmendje institucionale, sepse konsiderohet pasuri kombëtare dhe jo rastësisht është shpallur “Nderi i Kombit”. Zoti të rujt Mjeshtër!