Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave dhe akuzave të Sali Berishës. Sipas Bashës, njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij.
Basha shkruan në Twitter, se qëndrimet e Berishës nga dita kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, tregojnë se ai nuk njeh kufi dhe gjithçka e bën për interesat e tij personale.
“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.
PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha.