Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është dënuar me 4 vite e një muaj burg pas akuzave se ka punuar për llogari të oligarkut rus, Ole Deripaska.
Ai do të qëndrojë në një burg federal deri më më 26 shkurt 2024, ndërkohë që më pas duhet të qëndrojë për tre vite në liri me kusht dhe do të paguajë një gjobë prej 40 mijë dollarësh.
“Kam kryer një krim dhe si ish-agjent special i FBI-së më shkakton dhimbje ekstreme emocionale dhe fizike. Unë qëndroj para jush sot me një ndjenjë të thellë pendimi”, i tha McGonigal, ndërkohë që pas shpalljes së vendimit shpërtheu në lotë.