Humbja e jetës në pritë e pronarit te televizionit lokal MPlus TV ne Lezhë, thellon tragjedine ne familjen Reçi me origjinë nga Rresheni. Ne vitin 2017, në prill, ne Rome, Kastriot Recit i vr.anë vëllain, Gasper Reçin. Vete Kastrioti ka shkruar ne ate kohe ne profilin e tij ne Facebook, se të vellane ia vr.anë pas shpine, por pa permendur ndonjë shkak për këtë ngjarje të rëndë.
Mesazhi i Kastriot Reçit, pas vr.asjes së vellait në Itali
Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne Kishen Katolike Romane. Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome).
Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qe.llua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij.
Ndërkohë, në ditën e parë të 2020-ës, Kastriot Reçi shpërndau në Facebook një urim, por edhe një mesazh, i cili mbetet i fundit në këtë jetë për të.