Një shtetas 55- vjeç, me pasaportë serbe është vënë në pranga në Muriqan të Shkodrës. Ndalimi i tij është bërë nga policia malazeze. Sipas Komunikatës së policisë, në PKK e përbashkët Muriqan – Sukobinë, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe.
Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare. Pikërisht ai dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit.
Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis.
Në bazë të marrëveshjes së përbashkët, veprimet e mëtejshme procedurale po i kryen Policia e Malit të Zi.
Specialistët e Antidrogës të DVP Shkodër po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjetër që janë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.